Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur në takim nga homologu i tij slloven, Boshtjan Poklukar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla tha se në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy ministrive në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
“Ministrin Poklukar e njoftova lidhur me progresin që vendi ynë ka shënuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të kontrabandës anë e mbanë Kosovës si dhe biseduam për rëndësinë e shkëmbimit të informacionit për çështje të ndryshme kriminale me qëllim të rritjes së sigurisë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën