Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, është skeptik se mund të ketë një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi.
Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka indikatorë se ka ndonjë marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet me një zë në negociata, përcjell Telegrafi.
Shkrimtari thotë se nëse ekziston një plan që po spekulohet që përfshinë ndryshime kufijsh apo asociacion me kompetenca ekzekutive është një lajm i keq për Kosovën.
Surroi thotë se pandemia e coronavirusit do të ketë ndikime në dialog pasi ndryshojnë prioritetet e qeverisë.
“Personeli shëndetësorë, qysh tash është duke punuar 24 orë për të pritur rastet e mundshme me coronavirus”.
Ai thotë se Presidenti Thaçi mund të drejtojë procesin por nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë.
Publicisti thotë se përfshirja e krizave botërore si kjo e Kosovës në fushatën zgjedhore në SHBA nuk është një precedent.
Sipas tij zgjidhje të shpejt përfundimtare Kosovë-Serbi në kushtet kur bota është në një emergjencë globale, nuk mund të ketë.
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...