Një zyrtar policor është sulmuar të shtunën në mbrëmje në Vushtrri, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare në drejtimin e komunikacionit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor ku fillimisht i dyshuari e ka ofenduar policin dhe më pas e ka goditur me veturë.
“Vushtrri, 31.05.2026 – 18:50. Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...