Pas aktit terrorist të së premtes, kur u me eksploziv u dëmtua kanali i Ibër Lepencit, policia ka arrestuar tetë persona të dyshuar në veri të vendit dhe ka konfiskuar arsenal të armatimit.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e jashtëzakonshme të policisë, në Qendrën Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë.
“Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në. Në këto aksione janë konfiskuar armë, eksplozivë, uniforma e gjëra tjera që do t’i shërbejnë hetimit, kemi konfiskuar arsenal armësh dhe uniforma me emblema e pajisje ushtarake që do të shërbejnë si dëshmi relevante”, ka thënë Sveçla.

Konfiskimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake në Zubin Potok dhe lokacione tjera
Tutje, Komandanti i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka thënë se janë konfiskuar 200 uniforma ushtarake, raketahedhës e pajisje të tjera, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm terrorist dhe raste të mëhershme.
Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar derdhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...