Personi i therur me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Agron Çitaku.
“Pacienti është trajtuar, është në trajtim mëtutjeshëm në Kirurgji torakale. Stabil është, për jetë nuk është në rrezik”, ka thënë Çitaku.
Ndërkaq, sot u raportua se një person është sulmuar me mjet të mprehtë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin e therjes me thikë, duke thënë se “Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë”, tha Elezaj./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...