“Objekt i ngritur nga kriminelët”, “Stop nxitjes së urrejtjes”, “Jo shenja krimi në kampus”, e “Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush”, pankartat e tilla si dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentet në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.
Erblin Hoxha, nga Parlamenti Studentor, tha se e kundërshtojnë provokimin qe është bërë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të ditës së çlirimit të Kosovës.
“Ky objekt nuk është kishë, por është objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit, ky objekt është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë”, tha ai.
Ai ka propozuar që ky objekt ose te largohet ose të bëhet muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...