Spitalet me mungesë të infermierëve, reduktohen shërbimet për pacientët

08:17 | 28 Korrik 2018
V. S.

Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesë të infermierëve, ndonëse mijëra pacientë në ditë i frekuentojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera rajonale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Shëndetësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë, por vlerësohet se spitalet kanë nevojë për 500.

“Spitalet kanë nevojë për 500 infermierë, megjithatë pavarësisht nevojave për infermierë Ministria e Shëndetësisë këtë vit nuk ka plotësuar as gjysmën e tyre. MSH-ja në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë”, pati thënë më herët për “Zërin” Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Mungesa e infermierëve po shkakton vështirësi në ofrimin e shërbimeve nëpër spitalet vendore.

Ahmet Asllani, drejtor i Spitalit të Gjakovës, ka konfirmuar për “Zërin” se gjatë periudhës së pushimeve verore i reduktojnë disa shërbime operative./Zëri/