Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj i është vazhduar paraburgimi nga Specialja.
Vendimi është marrë nga gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou.
Me këtë rast, gjykatësi francez ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 4 gusht.
Këtë kërkesë ai ia ka parashtruar edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilës i ka dhënë afat deri më 11 gusht.
Ndryshe, Gucati e Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që nga 25 shtatori i vitit të shkuar kur edhe ishin arrestuar nga hetuesit e Speciales.
Mbi ta rëndojnë akuzat për pengim të drejtësisë pas shpërndarjeve të dosjeve që kishin rrjedhur nga Specialja.

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...