Sot do të mbahen mbledhjen e këtyre Komisionve Paralmentare.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në rend dite ka këto pika: shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ. Po ashtu komisioni do të bëj shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimin e raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021. Mbledhja fillon na ora 10:00.
Ndërsa Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të bëj shqyrtimin në parim i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19 dhe bën shqyrtimin e peticionit nga OJQ – ,,Duka Vita’’. Mbledhja fillon në ora 11:30.
Ndërkaq Komisioni për Integrime Evropiane, do të fillojë mbledhjen me raportimin e Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i cili do flas për disa Projektligje siç janë: Ai për Ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut”, Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentimit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018 dhe Projektligjin për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021. Mbledhja fillon në ora 13:00. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...