Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
10:00 – Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal me kryesuesin e Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini.
11:30 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
13:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve në këtë institucion.
13:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje/arbresh.info./
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa