Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës.
“Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të respektuar ditën e zisë të shpallur nga presidentja Osmani në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të hënën (sot) ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës, raporton Arbresh.info.
Zija shtetërore, sipas njoftimit, do të jetë gjatë ditës së sotme, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ndryshe, mëngjesin e ditës së diele ka pasur të shtëna armësh në drejtim të Policisë së Kosovës nga grupe kriminale serbe në veri, ku si pasojë është qëlluar për vdekje pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër polic mbeti i plagosur./Arbresh.info/
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...