Një fotografi e një parku fëmijësh po shpërndahet dhe po kritikohet tej mase në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për një park lojërash për fëmijë në qytetin e Prizrenit, ku shihet sllogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi Dita”, madje edhe i shkruar jodrejtë.
Megjithatë, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili vjen nga radhët e VV-së, në vend të një sqarimi, ai ka ka ofenduar analistët por edhe gazetarët.
Pasi që sipas tij, të njëjtit po merren me punë fëmijësh.
Ky është postimi i tij:
“Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe marrëzia njerëzore…” pat thënë Ajnshtajni.
E kush më mirë me e vërtetu këtë thënje se një zavendesministër që as vet nuk di detyrat e tij, disa anal-ista e gazetarë që kanë degradu këtë profesion, dhe opozitarët e Prizrenit të cilët miren me punë fëmijësh e shpifjen e kanë bërë standard.
Po me vjen keq me çfarë miren, shumë dëshpëruese. Me të vërtet mendimi i shëndosh është pasuria më e madhe! /indexonline/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...