Google ADS

Skandaloze:Mustafa që përbuzi dhe njollosi policinë, sërish zëvendësministër i MPB-së

16:27 | 12 Shtator 2017
L G

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili në muajin shkurt të këtij viti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook pati njollosur dhe përbuzur Policinë e Kosovës, do të jetë sërish në krye të këtij posti.

Burime të portalit “Arbresh.info”, kanë bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që numri dy i Ministrisë  së  Punëve të Brendshme të jetë  njeriu i tyre, Nehat Mustafa.

Mustafa, i cili në shkurt të këtij viti  përmes faqes së tij në Facebook,  duke u ndërlidhur me rastin e arrestimit të 59 zyrtarëve policorë në katër drejtori në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin për marrje ryshfeti, pati thënë se  ky aksion do të duhej të vazhdonte.

Mustafa pati thënë se në krim janë të përfshirë dhe shefat e policëve të arrestuar.

Kjo pati bërë që Policia e Kosovës të reagoj, duke kërkuar nga Mustafa që dyshimet e tij t’i paraqes tek institucionet kompetente.

Duke marr parasysh këtë deklaratë të Mustafës, ardhja e tij sërish në postin e zëvendësministrit të MPB-së nuk do të mirëpritet nga Polica e Kosovës, e cila ishte ndjerë e fyer dhe e përbuzur.

Ky ishte postimi i plotë i Nehat Mustafës:

“Është momenti i fundit që Policia e Kosovës të fillojë një reflektim të brendshëm, sepse kjo i ndihmon para së gjithash vetë policisë. Pastrimi i policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara është shërbimi më i madh që mund t`u bëhet qytetarëve”, kishte shkruar ai.

“Arrestimi i 59 policive të trafikut në vetëm katër drejtori ( M. e Jugut, M.e Veriut, Prizren dhe Autostradë) , pra me një mesatare prej 15 policësh, mund të interpretohet edhe si një aksion i lënë në gjysmë dhe i cili mund të sillte edhe dhjetëra të arrestuar” , vijonte postimi i Mustafës.

“Flitet se veprimet korruptive të policëve të arrestuar, për vite të tëra kanë qenë të njohura për qytetarët dhe vet kolegët e tyre… Pra , këtu kemi edhe pjesëmarrje në krim të shefave të tyre, të cilët me mosveprim kanë lejuar korrupsionin. Mosveprimi I shefave ( eprorëve) ka bërë që policët e arrestuar të vazhdonin për periudhë të gjatë zhytjen në ujërat e korrupsionit”, ishte shprehur  Mustafa.

“Policia e Kosovës në përgjithësi është shumë profesionale dhe që përbëhet nga pjesëtarë shumë të ndërgjegjshëm e shumë të moralshëm. Por, nga ajo që flitet prej qytetarëve dhe nga brenda vetë policisë, numri i të korruptuarve dhe i atyre që keqpërdorin është shumë më i madh se këta që janë arrestuar”, kishte shkruar  Mustafa./ Arbresh.info

 

 

 

Të ngjashme