Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet A.P., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse lihet në liri, mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale dhe të pengojë zhvillimin normal të procedurës.
Po ashtu, sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston mundësia që ai të ndikojë në dëshmitarë ose të asgjësojë, fshehë apo falsifikojë prova që lidhen me rastin.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykata e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...