Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë.
Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se aktualisht nuk ka fluks të madh të mërgimtarëve në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:38, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta.
Bazuar në këto të dhëna nuk ka kolona të automjeteve të paraqitura.

Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...