Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka folur sot për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së barrikada në Mitrovicë.
Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka shkruar se vendimet e vështira janë afër dhe se shpresa në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme.
“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton”, ka shkruar Majko në Twitter.
Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Ndërkohë, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë krye temë edhe të mediave ndërkombëtare.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i njohur për dramat e tij, ka bërë të ditur se ka ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake.
Mjaftuan këto deklarata që BBC, Sky News e AP dhe shumë tjera të raportojnë për tensionet në rritje në veri të Mitrovicës.
BBC raporton se nga Prishtina zyrtare nuk ka pasur komente mbi pretendimet e serbëve se po bëhen kinse gati për sulm në veri të vendit.
E AP ka theksuar se Serbia që është e armatosur me donacionet ruse, prej kohësh po kërcënon me ndërhyrje ushtarake.
France Press raporton se situatës aktuale i kanë paraprirë tensionet, ku pati të shtëna dhe shpërthime pas bllokimit të rrugëve.
Deutsche Welle vlerëson se tensionet në rritje ekzistojnë për më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit