Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër i Kosovës ashtu si dhe Albulena Haxhiun për zgjedhjen kryetare të Kuvendit.
Ajo u shpreh se Presheva do të jetë kontribuese aktive në çdo proces që forcon të drejtat e shqiptarëve në Luginë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë
Me shkruaj nje titull per kete Urime Republikës së Kosovës për krijimin e institucioneve të reja!
Kryeministrit z. Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar i uroj punë të mbarë, vendosmëri dhe sukses në rrugën përpara.
Vota e fuqishme qytetare është besim. Por mbi të gjitha, është përgjegjësi. Për ta kthyer shpresën në rezultate. Fjalën në vepra.
Urime znj. Albulena Haxhiu për detyrën e Kryetares së Kuvendit!
Urime nënkryetarëve dhe gjithë deputetëve për barrën e lartë institucionale që marrin përsipër. Kuvendi është shtylla e rendit kushtetues. Aty peshohen vendimet që përcaktojnë drejtimin e shtetit.
Përshëndes përbërjen përfaqësuese të institucioneve, me një rol gjithnjë e më të fuqishëm të grave në vendimmarrje. Ky është hap përpara. Është mesazh për barazi, drejtësi dhe zhvillim.
Përgëzoj popullin e Kosovës për maturinë demokratike.
Përgëzoj të gjitha partitë politike për kontributin në konsolidimin institucional. Demokracia forcohet kur respektohet vullneti i qytetarëve.
Si Kryetare e Preshevës, shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim të afërt dhe përmbajtësor me institucionet e Republikës së Kosovës.
Presheva do të jetë zë i qartë, partner serioz dhe kontribuese aktive në çdo proces që forcon pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar