Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha se për 20 vitet e kaluara, Kosova e ndihmoi Luginën e Preshevës me mbi 400 mijë euro, derisa për dy vite të qeverisjes së Albin Kurtit, për qytetarët e këtij vendi janë ndarë afër 3 milionë Euro, raporton teve1.info
Sipas saj, nga fondi prej 2.8 milionë eurove, në Luginë kanë përfituar rreth 5 mijë qytetarë.
“Me rezultate konkrete për dy dekada diku në vlerë financiare është 480 mijë euro deri tani ndërsa në periudhën e tanishme, dy vitet e fundit ndihma financiare nga Kosova është direkt ku janë prekur mbi 5 mijë persona në vlerë prej 2.8 milionë Euro”, u shpreh ajo në emisionin “Respublika”.
Ndërsa u pyet se si i komenton deklaratat e kryetarit të tanishëm të Preshevës, Shqiprim Arifi për keqpërdorim të fondit që Kosova e ka ndarë për Luginën, Sinani tha se nuk dëshiron të komentoj një gjë të tillë.
“Nuk i komentoj deklaratat e personit në fjalë sepse tërë kohën vetëm shpik, tërë kohën akuzon vetëm Qeverinë e Republikës së Kosovës, deri tash përgjatë kësaj kohe sa merret me politikë asnjë akuzë drejtuar Serbisë ose presidentit Vuçiq, dhe deklaratat e tilla nuk ja vlen të merren. Është mirë që ai të punoj, të kryej ato detyrat për të cilat për 7 vite e ka obligim të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Preshevës, gjendja atje është përkeqësuar dhe më tepër nuk kam fjalë të komentoj”, u shpreh Sinani.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur