Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve private me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve, ku janë gjetur dokumente të ndryshme për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.
Njotimi i plotë i PK-së:
Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...