Deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës u betuan më 19 prill. Nga ajo ditë, e deri sot asgjë nuk ka lëvizur, në aspektin e punës dhe përgjegjësisë së tyre, pasi mos koordinimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës ka dërguar në bllokadë institucionale.
Nga 19 prilli deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën edhe tre herë të tjera për ta votuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ka vendosur ta propozoi Albulena Haxhiun.
Por, emri i Haxhiut nuk po i pëlqen opozitës, e cila nuk po e voton për të parën e Kuvendit.
Megjithatë, përkundër këtyre lojërave të pozitës dhe opozitës, 120 deputetët e zgjedhur do të paguhen për këto 11 ditë hyrje-dalje në Kuvend pa asnjë rezultat.
Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës në një përgjigje për Arbresh.info ka bërë të ditur se deputetët nuk do të marrin pagat në muajin prill për 11 ditët e “punës” mirëpo ato do t’u kompensohen me pagën e muajit maj.
“Për shkak të kalimit të afatit të paraparë nga ana e Thesarit për procedimin e pagave, deputetët nuk do të marrin pagën e këtij muaji më datën 30 prill 2025, mirëpo të njëjtat do t’u paguhen me pagën e muajit maj 2025. Pagat e deputetëve do t’u llogaritën nga dita e betimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës për Arbresh.info.
Ndërkohë, ani pse seancat konstituive janë mbajtur edhe gjatë fundjavës dhe festës së Pashkëve, Vullnet Bugaqku nga KDI për Arbresh.info ka bërë të ditur se deputetët pas betimit nuk marrin paga ose mëditje shtesë nëse punojnë në vikend ose ditë festash.
“Deputetët nga momenti i dhënies së betimit i gëzojnë privilegjet si deputet, rrjedhimisht marrin pagën për aktivitetin që e zhvillojnë në Parlamentin e Kosovës në cilën do ditë coftë ajo në cilën do periudhë. Paga që marrin si deputet nuk lidhet me faktin se a punojnë ata në ditë pushimi apo ditë festive”, thekson Bugaqku.
Seanca konstituive e nisur më 15 prill, do të vazhdojë edhe sot nga ora 10:00, ku do tentohet që për herë të katër të zgjedhet kryeparlamentari, ndërsa nuk ka pritshmëri se do të arrihet rezultat.
Kjo për faktin se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar emrin e kandidatit për këtë pozitë të rëndësishme. Deputetja Albulena Haxhiu mbetet kandidatja e propozuar nga partia më e votuar në vend për kryeparlamentare.
Kështu kanë bërë të ditur për Arbresh.info dy deputetet e Vetëvendosjes, Albena Reshitaj dhe Fitore Pacolli-Dalipi.
Reshitaj tha se emri i kandidatit mbetet i pandryshuar, ndërsa ka uruar që sot të arrihet konstituimi dhe të fillojë sa më shpejt puna institucionale.
Për të katërtën herë radhazi Albulena Haxhiu do provojë fatin nëse do arrijë t’i marr votat si kryeparlamentare.
Vazhdimi seancës çdo 48 orë, ka bërë që deputetët të ‘paraqiten’ në Kuvend edhe në ditë vikendi e në ditë festa, ndonëse e dinë që nuk po bëjnë gjë.
Të njëjtit ndonëse kanë bllokuar punën ata edhe paguhen kurdo që ata paraqiten në Kuvend.
Ndryshe, paga e një deputeti të Kosovës është rreth 1,700 euro, dhe për ta duket se nuk ka rëndësi fare nëse ngërçi politik ka krijuar pasiguri tek qytetarët apo jo.
Tash e katër seanca, punimet e Kuvendit të Kosovës kanë mbetur tek zgjedhja e kryetarit legjislativ.
Partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur tri herë në votim emrin e kandidatit për këtë post, Albulena Haxhiu mirëpo e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme.
Edhe në seancën e radhës LVV do të vazhdoj me emrin e kandidatit të njëjtë ashtu siç do të vazhdoj edhe opozita me votimin e njëjtë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Meloni çon në Tiranë dokumentin final të Marrëveshjes së Pen...
Papa Leon XIV merr zyrtarisht detyrën, bën thirrje për unite...
Klubi anglez pas Torres-it, gati 50 milionë euro
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e tyre
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite ...
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhe...