Një rast i raportimit të rremë është evidentuar në Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit ditor të PK, një shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur, duke deklaruar se kjo e fundit ishte sulmuar nga një mashkull, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, pas verifikimit të informatave dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se deklarimi i ankueses ishte i rremë.
Sipas hetimeve, rezulton se vajza e saj kishte qenë ajo që kishte sulmuar personin në fjalë.
“Leposaviq / 11.04.2026 – 00:30. Një femër shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur dhe kanë deklaruar se vajza është sulmuar nga një mashkull. Pas verifikimit të informatës dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë. Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...