Problemi me qentë endacakë tash e sa vite mbetet shqetësues, duke marrë parasysh edhe rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve çdo ditë.
E, cak i sulmit para disa ditëve nga qentë endacakë ka qenë edhe 29 vjeçarja shtatzënë B.B.
B.B për arbresh.info tregon momentin e sulmit, ajo thotë se është kafshuar nga qentë endacakë gjashtë herë në këmbë.
Ajo shprehet se kjo situatë i ka ndikuar edhe në anën psikike, pasi që nuk ndjehet më e sigurt të dalë e lirë në rrugë.

“Me 22.10.2020 ne ora 7 e 48 minuta kam zbrit nga autobusi tek rruga “Ibrahim Oruqi” , ‘Mati 1’ jam nisur për shtëpi në momentin qe kam hy në kthesën ku e kemi, rrinë grumbull qenesh endacak, kohë pas kohe. Atë ditë kanë qenë rreth 10-15 qenë që janë vërsul drejt meje jam kafshuar në shputën e këmbës që ishte një dhimbje e tmerrshme përpos frikës pandemisë dhe stresit qe isha shtatzëne. Duke u mundu me shpëtu jam e kafshuar në 6 vende në këmbë jam mundu me ruajt beben qe jam shtatzënë ne majin e gjashtë. Tani asnjëherë s’po jam e sigurt që dal në rrugë kam mbet me atë frikën e tyre. Është një frikë psikike që nuk po u heka lehtë dikush duhet të ndërmarr diçka”, tha ajo.
Po ashtu ajo ka një kërkesë për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin. Sipas saj duhet të ndërmerren masa urgjente sepse rrugët nuk janë të sigurta nga qenët endacak.
“I drejtohem kryetarit të komunës Shpend Ahmeti që kur kanë nevojë qytetarët të viziton kur duhet jo vetëm të kenë pozitën dhe as një interesim të vetëm mos ta ketë. Kërkesa ime është urgjente nëse has në vesh që duhet që të behet zgjidhja menjëherë sa nuk ka ndodh ndonjë tragjedi më shumë, rrugët nuk janë të sigurta asnjëherë. Boll ta kesh friken psikike gjithmonë edhe nëse ski sulm e jo më shumë ti ndjesh kafshimet e qeneve endacak të tërbuar”, u shpreh ajo./ A.Zeka./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...