Google ADS

“Shqiponjat“ nisen për Prekaz

11:10 | 31 Maj 2022
A Z

Tri klubet më të mëdha të motoristëve shqiptarë të Zvicrës janë: “Plisat”, “Albat” dhe “Shqiponjat”, të cilët tashmë kanë arritur në Prishtinë.

“Shqiponjat“ nga Prishtina u nisen për në Prekaz,

Njëri nga motoristët ’Shqiponja’, tha se në Prekaz do të takohen  me Rifat Jasharin.

“Ne kemi marr një rrugë shumë të gjatë, kemi ardhur nga Zvicra jemi ndalur edhe në Shqipëri dhe tani në Kosovë. Rruga e sotme ne sjell në Prishtinë, jemi 14 anëtarë të shqiponjave. Më pas do të jemi edhe në Prekaz aty na pret Rifat Jashari. E më pas do të vazhdojmë rrugën për në Orllan ku do ta vizitojmë kullën Zahir Pajaziti. Tutje, do të vazhdojmë edhe për në Shkup. ”, tha ai.

Ndryshe, “Motoristat Shqiponjat” njihen si klubi i parë shqiptar motoristik i themeluar në Zvicër. Në takimet e tyre ata mbledhin shumë adhurues të këtij sporti. Shqiponjat organizojnë për çdo verë takime edhe në Kosovë e Maqedoni. Ata mbajnë për emblemë shqiponjën dykrenare me një motor ngjitur në bluzat e tyre, me ngjyrat kuq, zi dhe bardh. /arbresh.info/

LEXO EDHE:

Motoristët ’Shqiponja’ arrijnë në Prishtinë

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale