Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e Ferizajt

10:52 | 2 Qershor 2026
H.E

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit maj 2026, ka shqiptuar gjithsej 1635 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projekt-fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në apelin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale