Një person është shoqëruar në stacionin policor në Zveçan, pasi gjatë një operacioni në këtë zonë iu konfiskuan një armë dhe një revole.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës.
“Ky nuk është operacioni i vetëm apo bastisja e vetme. Gjatë një tjetër bastisjeje në Zveçan, kemi konfiskuar një armë M-48 dhe një revole. Një person është shoqëruar në stacion dhe po merret në pyetje”, deklaroi Elshani.
Elshani po ashtu njoftoi edhe për një aksion tjetër në Mitrovicë të Veriut, ku Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh ushtarake, duke përfshirë një armë AK-47, dy granata dore M-75, dy radiolidhje, dy antiplumba, pajisje ushtarake të ndryshme dhe municione të tjera.
LEXO EDHE:
Bastisje në Mitrovicën e Veriut, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...