Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” Shqiponjë (Jabllanicë) ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e tre nxënësve të kësaj shkolle, si pasoj e shembjes së një objekti të pabanuar të shtunën në mbrëmje.
Në postimin e kësaj shkolle thuhet se Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend përher si nxënës të hareshëm, të dashur me shokët dhe shoqet e tyre të klasës, si dhe të përkushtuar në mësime, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë për daten dhe kohën e varrimit të nxënësve tanë të dashur, Idealit, Ramës dhe Vetonit.
Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend përher si nxënës të hareshëm të dashur me shokët dhe shoqet e tyre të klases, si dhe të përkushtuar në mësime!
Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona qëndrojnë me familjet, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ti njihnin.
Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,
Shkolla “Dëshmorët e Kombit” Shqiponjë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026