Tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar ndërsa dy të tjerë 15-vjeçar, kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pas shembjes së një objekti të pabanuar.
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.
Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.
Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës