Sot, Drejtori i Përshitshim i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, ka pritur në takim, Zëvendës-ndihmës sekretarin e SHBA-së (ZNS), z. Jorgan Andrews, me të cilin nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me ç ‘rast Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL), i dhuroi Shërbimit Korrektues të Kosovë pajisje me vlerë prej rreth 100,000 dollarësh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite në fushën e trajnimeve nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti nga Programi ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e katërt me radhë, një kamjonetë vinqlift të tipit Iveko, 25 kompjuter, 2 lloptop, 100 llampa elektrike të dorës, 300 palë pranga, si dhe pajisje të ndryshme të sigurisë, pajisje këto të cilat mbështesin fuqishëm reformën e zhvillimit të shërbimit korrektues, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi funksional, të besueshëm, efektiv dhe të vetëqëndrueshëm.
Gjatë ceremonisë, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z. Jorgen Andrews, e përgëzoi Drejtorin z. Thaçi për të arriturat e deritanishme të SHKK-së dhe njëherit rikonfirmoi mbështetje të plotë dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim që ta mbështes SHKK-në në rritjen e nivelit të sigurisë, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës brenda institucioneve korrektuese.
Me këtë rast, z. Thaçi falënderoi z. Andrews, drejtoreshën e ICITAP&INL, zj. Znj. Kimberly Riffe, si dhe Qeverinë e SHBA-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...