Pas lajmit për vdekjen e Oliver Ivanoviqit ka reaguar edhe lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshel.
Sheshel ka mbetur i befasuar nga lajmi për vrasjen e Ivanoviqit në Kosovë.
“Unë jam shumë i tronditur dhe i befasuar nga lajmi. Ne duhet të presim të paktën indikacionet e para dhe të hetojmë se kush janë vrasësit. Ishim politikisht krejtësisht të ndryshëm, por ky është një lajm i tmerrshëm”, tha Sheshel për “Kurir”.
Kujtojmë, se lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është qëlluar mëngjesin e së martës me armë zjarri para zyrës së tij.
Sipas medieve serbe Ivanoviq është qëlluar me tre plumba dhe si shkak i lëndimeve të marra ka vdekur rrugës për spital./Gazeta Express/

Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga