Është shembur dheu në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer intervenimi në atë pjesë të lagjes, ku buzë ndërtimit të ri është bërë qarja dhe se rrëshqitja e dheut nuk ka rrezikuar banorët.
Sipas Shkodrës, katër vetura rrezikoheshin.
“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha Shkodra./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...