Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po e konsideron Malishevën si vulën e fitores së Nismës Socialdemokrate.
Ai e ka cilësuar takimin me banorët e kësaj komune si festën e fitores së madhe të 6 tetorit, njofton Klan Kosova.
Shala ka shtuar se do punojnë dhe do angazhohen që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur sipas tij, Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit.
Postimi i plotë:
Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate.Sonte në këtë vend me njerëz kaq të mirë, nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit.
Këta të rinjë e të reja, na dhanë plot emocion, gjallëri e mbi të gjitha besimin për fitore.Pikërishtë për ditë të tilla, ne do punojmë dhe do angazhohemi që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit.
Kandidatët tanë për deputet, jo vetëm nga Malisheva por nga e gjitha Kosova e meritojnë besimin e qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë deputetët e NISMA-së, që do jenë mbështetja e tyre.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...