Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka shprehur indinjatën me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili nuk e adresoi sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës.
Serwer, nëpërmjet një postimi në platformën “X” është shpreh se Lajçak nuk e ka thënë asnjë fjalë për terrorizmin e paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në takimin që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një vizite në Beograd.
“Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, ka shkruar Serwer.
Reagimi i Serwerit erdhi pas njoftimit të Lajçakut se në fokus të takimit që zhvilloi me presidentin serb, kanë qenë perspektivat strategjike për vitin 2024 dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së./rtk
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...