Të premten (28 shkurt), Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrovicës nen dyshimin se kishte kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n.
Gjykata Themelore në Prishtinë sot Gjukanoviqit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) pasi që në media raportohej se Gjukanoviq ishte punonjëse e kësaj organizate.
OSBE në reagim thotë se janë në dijeni bazuar nga raportimet e mediave dhe se janë kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor.
Tutje në reagim thuhet se ky mision, nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, duke shtuar se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.
“Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur”, thuhet në reagim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...