Drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se ndarja eventuale ose këmbimi i territoreve do të shkaktonte një eksod të serbëve nga veriu i Kosovës.
“Politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët kosovarë. Ata në fakt nuk e dinë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja. Ajo do të thotë rritje e mundësisë për konflikt. Kjo nuk është gjë e thjeshtë. Serbët nga veriu tashmë kanë filluar t’i palosin valixhet, ata shumë mirë e dinë se konfliktet vijnë kur ndahen ose kur këmbehen territoret”, ka thënë për “danas” Dushan Janjiq.
Ai ka sqaruar se realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarje ose këmbim është krejtësisht jo real.
“Këmbimi ose ndarja e territoreve shpie në mundësi të luftës pa marrë parasysh marrëveshjet e mundshme. Dhe për këtë arsye, as Amerika dhe as BE-ja nuk do të pranojnë. Kjo nuk do të ndodhte sikur Serbia dhe Kosova, përkatësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin anëtarë të NATO-s. Pasi nuk është kështu, tregimet për ndarje këmbim janë krejtësisht të pavërteta”, ka thënë Janjiq./Arbresh.info
Pesë të arrestuar për vrasjet e 1998-ës në Syriganë të Skënd...
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...
Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja për vrasjen e Khamene...
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...