Qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale në Rashkë, në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë, duke shkaktuar pengesa serioze në qarkullim dhe duke ndaluar hyrjen e automjeteve në territorin e Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në një postim të martën vonë ka thënë se është njoftuar nga qytetarë për bllokadën në rrugë, ndërsa edhe vetë kanë vërejtur rënie drastike të lëvizjes së mjeteve.
“Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se magjistralja në Rashkë, në drejtim të Jarinjës, është e bllokuar nga disa qytetarë serbë. Ne kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël” thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...
Tragjedi në Amerikë: gjashtë të vrarë nga një konflikt famil...
Rashford do të kthehet tek Manchester United
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...