Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti Thaçi ka pohuar se Selimi do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.
“Ka qenë Presidenti Thaci që është kujdesur në vazhdimësi duke ka thënë se unë do të jem dëshmitar në Gjykatën Speciale”, është shprehur Selimi
Selimi ka thënë se më parë ka qenë dëshmitar i gjyqeve ndërkombëtare.
“Unë kam qenë dëshmitar edhe në raste tjera në gjyqe ndërkombëtare, në rastin e Limajt dhe Haradinajt”, ka thënë Selimi.
“Por, duket se Thaçit nuk i ka konvenuar dhe as nuk i konvenon tani qëndrimi im parimor në mbrojtjen e vlerave të UÇK’së”, tha Selimi në T7.
Tutje, Selimi u shpreh i bindur se prapa kësaj qëndron presidenti Thaci.
“Prapa kësaj dezinformate, ku unë përshkruhem si dëshmitar i Gjykatës Speciale, qëndron Presidenti Thaçi”, ka thënë Selimi për presidentin Thaçi.
Madje Selimi e quajti lojtar të nivele të ulëta.
“Ky është lojtar i niveleve të ulëta, i niveleve të ndyta. Për fat të keq është në krye të vendit”, ka thënë Selimi.
Në fund Selimi e quajti presidentin fatkeqsia e Kosovës.
“Nuk është i rrezikshëm për individët, por edhe për vendin në krye të të cilit është. Ky njeri është fatkeqësia e Kosovës”, përfundoi Selimi
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...