Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti do të mbahet nesër. Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar i LVV-së, Rexhep Selimi, i cili tha se partitë tjera kanë lidhur aleancë për të rrëzuar qeverinë Kurti.
Selimi tha se me katër vota për nga paritë tjera politike është vendosur për mbajtje të seancën.
“ Kundërshtarët e Qeverisë kanë lidhur aleancë kundër Kurtit, LDK është këmbëngulëse që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit në kohën kur Kosova po përballet me virusin Covid -19. Në kohën kur të gjithë kërkojnë fokusim në këtë virus, oponentët tanë fokusohen në rrëzimit të qeverisë. Në Parlamentin e Kosovës nuk ka kushte për cilido aktivitet të mundshëm për respektim të rekomandimeve”, tha Selimi në një konferencë për media.
Ndryshe, për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota./arbresh.info
Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...