Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 72 fishekë kalibrash të ndryshëm në një shtëpi në Podujevë.
Siç bën të ditur policia, shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar me urdhër të prokurorit
“Podujevë 25.09.2024 – 21:02. Pas hetimeve të zhvilluara, me urdhër të prokurorit njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 72 fishekë kalibrash të ndryshëm. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni