Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës të cilat dyshohen të jenë përdorur në ahengje familjare.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për raste për veprat “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”, shkruan Arbresh.info
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, Policia apelon te qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve që ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident./Arbresh.info
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...