Policia e Kosovës njofton se gjatë datave 07 dhe 08 qershor 2025, në tri raste të veçanta janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri në rajonin e Prizrenit.
Më 07.06.2025, në fshatin Mushtisht, komuna e Suharekës, pas një rasti të raportuar për dhunë në familje, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy armë, një pushkë gjysmë automatike me dylbi (pa fishekë) dhe një pistoletë (pa fishekë).
Më 08.06.2025, rreth orës 02:15, Stacioni Policor Prizren Veri ka ndërhyrë në një rast në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit, ku dyshohej për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Po ashtu, më 08.06.2025, rreth orës 21:05, në lagjen Arbana të Prizrenit, pas pranimit të një informacioni, njësia policore ka ndaluar një person të dyshuar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me gaz.
Në lidhje me këto tri raste, dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa ndaj të treve është iniciuar procedurë penale për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...