Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për vizitën zyrtare të Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.
Gjatë qëndrimit të tij, të premten, Saathoff do të vizitojë Iniciativën për Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i përkushtuar ndaj inovacionit, ndërmarrësisë, zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të aftësive profesionale.
Programi i vizitës përfshin një sesion informues dhe një vizitë në disa nga kompanitë që veprojnë brenda ITP-së.
Pas vizitës në terren, në hapësirat e projektit do të mbahet një konferencë për shtyp, ku Sekretari Parlamentar do të mbajë një deklaratë dhe do të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë