Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka folur për sekenën e shëmtuar në televisionin Klan Kosovë ku gjatë një debati ndërmjet deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit dhe atij të Nismës, Milaiim Zeka u përleshen keq fizikisht.
Klinaku ka thënë se nga kjo situatë më së miri është dashur që Nisma të dënonte këtë veprim, por edhe të përjashtonte nga radhët e partisë gjuhën banale të Zekës, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Vetëvendosja sipas tij, do kishte qenë mirë ta dënonte gjuhën e Milaim Zekës, por edhe përjashtimin e Krasniqit nga partia për akuzat e pabazuara.
Postimi i plotë i Klinakut:
Kur partive politike nuk u intereson e ardhmja e vendit
Pas skenës së shëmtuar në TV Klan Kosova prita me padurim deklarimin e të dy subjekteve të përfshira në këtë shëmti. Ato erdhën për faqe të zezë! Po t’u kishte interesuar LVV-së dhe Nismës e ardhmja e vendit do të duhej që:
Nisma do duhej ta dënonte veprimin e Frashër Krasniqit, por njëkohësisht ta përjashtonte nga radhët e saja Milaim Zekën për gjuhën e tij, sharjet dhe fyerjet banale në adresë të të tjerëve;
LVV do të duhej që ta dënonte gjuhën e Milaim Zekës, por ta përjashtonte Frashër Krasniqin nga radhët e saj për akuza të pabazuara dhe dhunën e ushtruar!
Ato nuk e bënë këtë! Edhe LVV, edhe Nisma miratuan në heshtje dhe i inkurajuan ata dhe të tjerët të vazhdojnë njësoj! Madje, që të dy edhe po vazhdojnë njësoj! E kjo do të thotë se janë të shtyrë nga partitë e tyre! Kështu, vendi nuk ka të ardhme.

Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi