Kontingjenti i dytë i regjimentit britanik “Scots Guards” ka mbërritur në Prishtinë nga Mbretëria e Bashkuar për një dislokim të përkohshëm si pjesë e Forcave Rezervë të NATO-s në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e KFOR thuhet se gjatë rotacionit të tyre, regjimenti do të zhvillojë një sërë aktivitetesh stërvitore së bashku me njësitë e KFOR-it, me synim përmirësimin e ndërveprueshmërisë, njohjen me procedurat operative në terren dhe rritjen e mëtejshme të gatishmërisë operacionale të KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës pë
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...