Scholz: Gjermania do të mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

09:49 | 23 Qershor 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që procesi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, të ecë përpara, dhe Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre.

”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ata po punojnë shumë”, tha Scholz./arbresh.info/