Këshilltari Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Blerim Sallahu, ka reaguar përmes një postimi publik duke hapur debat mbi rolin e mbrojtjes së kushtetutës, duke u ndalur te përplasja teorike mes dy juristëve të njohur, Carl Schmitt dhe Hans Kelsen.
Në këtë kontekst, ai ka sulmuar Presidenten, Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e kompetencave në mbrojtjen e rendit kushtetues.
Në një postim në Facebook, Sallahu shtroi pyetjen se cili prej dy juristëve kishte të drejtë, duke paraqitur dy qasje të kundërta mbi garantimin e kushtetutës.
“Pas një debati mes dy juristësh të shquar, cili kishte të drejtë?
– Carl Schmitt argumentonte se vetëm Presidenti, si figura që mishëron unitetin politik të shtetit, ka legjitimitetin për të mbrojtur kushtetutën. Për të, gjykatat nuk mund të marrin këtë rol sepse kushtetuta është më shumë një akt politik sesa juridik, dhe mbrojtja e saj kërkon vendimmarrje politike.
– Hans Kelsen, përkundrazi, e shihte kushtetutën si një normë juridike që duhet të mbrohet nga një organ neutral dhe i pavarur: gjykata kushtetuese. Ai e konceptoi si “rojtarin e kushtetutës”, që siguron që ligjet dhe aktet e pushtetit të jenë në përputhje me normën themelore. Për Kelsen-in, mbrojtja e kushtetutës nuk mund të lihet në dorë të një aktori politik, sepse rrezikohet që vetë ky pushtet ta deformojë kushtetutën sipas interesave të tij./Arbresh.info
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë