Votat e diasporës në Mitrovicë kanë shkuar më së shumti për Vetëvendosjen.
Sipas Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicën e Jugut, kandidati i LVV-së për kryetar, Agim Bahtiri ka marrë më së shumti vota (69) nga diaspora, pasuar nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili i ka marrë 40 vota.
Nga votat e diasporës, kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka marrë 19 vota.
Këto vota nuk ndryshojnë asgjë në rezultatin e Hamzës, i cili ka arritur të fitojë këtë komunë që në raundin e parë, transmeton arbresh.info.
Bedri Hamza nga PDK-ja do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat e rregullta për kryetar komune që tashmë janë numëruar, janë shumica për të. Ai ka marrë t’i marrë mbi 53,86% të votave të rregullta, duke e shmangur kështu balotazhin.
Bahtiri humbi zgjedhjet duke marrë 34,40% të votave të rregullta. I treti doli kandidati i LDK-së, Armend Agolli, i cili ka marrë 11,74% të votave. /arbresh.info/
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...