Sa ju besojnë qytetarët zbritjeve për Bajram?

14:01 | 13 Maj 2021

Si çdo vit edhe këtë vit marketet dhe dyqanet e ndryshme kanë filluar të bëjnë zbritje në produktet që sheshin për festën e Fitër Bajramit.

Por, qytetarët thonë se nuk besojnë aspak në këto zbritje, pasi që kjo nuk del të jetë reale në të shumtën e rasteve.
Veli Veliu një qytetar nga Prishtina thotë se këto reklama bëhen vetëm për përfitime të tregtarëve dhe jo se ka zbritje të produkteve.

“Është dashur të këtë zbritje pasi që është festë, unë besojë shumë pak në këto zbritje, janë më shumë për përftime të tregtarëve”, thotë ai.

Ngjashëm shprehet edhe Enver Limani.

“Ata edhe për ramazan i kanë rritë çmimet e s’po i rritin për bajram, mu me ka ra me has disa here në këto raste”. thotë ai.

Edhe një qytetar tjetër, mendon se këto reklama bëhen nga dyqanet për të shitur produktet e tyre.

“Çdo festë e këto zbritje është reklamë, dhe nuk është e vërtet”, thotë Hysen Fazliu.

Edhe një qytetar tjetër thotë se disa here ka rastisur në makete me zbritje të rrejshme.

“Mu me ka ra disa here në disa markete, ne raft ka qenë 1.99, dhe tek arka u rrit çmimi 2.99, prandaj nuk besoj fare”, thotë ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara