Një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona është rrotulluar sot në drejtimin Prishtinë-Pejë përkatësisht afër fshatit Sllatinë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident.
“Me daten 29.08.2024, rreth ores 18:56 Policia ka pranuar informaten se afer fshatit Sllatin, drejtimi Prishtine-Pejë nje veture ne te cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe eshte shkaktuar nje vetaksident.”, tha ai.
Zëdhënësi i Policisë tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.
“Menjeher policia ka reaguar ne lokacion dhe jane njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfiksat. Sipas informatave fillestare dyshohet se perveq lendimeve te renda trupore raportohet edhe per pasoja fatale ne kete rast.”, shtoi Hoxha.
“Autoritetet ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po kryejn hetime, perderisa per detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...