Rriten investimet e huaja në Kosovë, dominojnë investimet nga diaspora

10:54 | 16 Nëntor 2017

Banka Botërore ka prezantuar Raportin e Rregullt për Ekonomi në rajon duke përfshirë edhe Kosovën, shkruan arbresh.info.

Sipas raportit të publikuar sot thuhet se në vitin 2017 Kosova ka pasur një rritje të investimeve të huaja.

“Ato kanë ardh kryesisht në sektorin e shërbimeve në ndërtimtari në investime e sektorë tjetre. Investimet e huaja vazhdojnë të vijnë na Bashkimi Europian në këtë rast nga Gjermania por edhe nga Zvicrra, Italia por edhe nga Turiqa”, tha Agim Demukaj.

Sipas tij investimet më të mëdha janë nga diaspora.

“Janë të lidhura në masë të madhe nga diaspora jonë. Rreth 60 përqind shkojnë në investime. Që krijon rritje ekonomike dhe punësim”, tha ai.

Kriza politike nuk ka ndikuar negativisht në rritjen e investimeve të huaja, ka thënë drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara