Me paraqitjen e rastit të parë me COVID-19 në fashtin Dumnicë të Podujevës, autoritetet kosovare kanë izoluar tërësisht këtë fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
E gjithë kjo ka ndikuar negativisht në jetesën e banorëve të fshatit të cilët thonë se nuk po munden të shkojnë as në shitore.
Arbresh.info gjatë ditës ka kontaktuar me Selim Azemi, njëri nga banorët e izoluar në fasht.
Ai deklaron se bukën në fshat mund ta gatuajnë vetëm ata që kanë miell, ndryshe në fshat nuk po mund të hynë furnizuesit e marketeve me bukë.
“Jemi të izoluar, askush nuk po guxon të del askund. Në gjithë fshatin janë gjithsej dy shitore që shesin bukë. Aktualisht kush ka miell po gatuan, kush jo është pa bukë,” tha Azemi për arbresh.info.
Ai më tutje është shprehur se shkaku i izolimit të fshatit, të moshuarit nuk kanë mundur as t’i marrin pensionet e tyre dhe për këtë gjë kanë kërkuar ndihmë edhe nga kryetari i Komunës së Podujevës.
“Nuk na kanë lejuar të shkojmë as t’i tërheqim pensionet. Kemi kërkuar edhe ndihmën e kryetarit të komunës, por nuk bëri zgjidhje. Ne e kuptojmë qeverinë që po mundohet me na mbrojte, por kërkojmë që këtyre problemeve të bëjë ndonjë zgjidhje”, deklaroi ai. /Alban Begolli/arbresh.info/
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...